Trajnime mbi kundërshtimin e gjuhës së urrejtjes dhe radikalizmit ekstrem të djathtë

trajnime

Afati i fundit për aplikim: 31 Janar 2018
Për: Aplikuesit me njohuri mbi çështjet e gjuhës së urrejtjes dhe të radikalizmit ekstrem të djathtë
Kosto: Financim i plotë

Përshkrimi

Në vitet e fundit, rritja e gjuhës së urrejtjes në të gjithë Evropën ka kontribuar në fitoret elektorale të partive nacionaliste dhe në radikalizmin e lëvizjeve të ekstremit të djathtë, duke ushqyer krimet e urrejtjes dhe dhunën ndaj grupeve të margjinalizuara.
Nga dëbimet me forcë të romëve tek stigmatizimi dhe sulmet ndaj komuniteteve LGBTQI + komuniteteve të besimit të pakicave, narrativa e urrejtjes gradualisht dobësoi kohezionin social ndërmjet komuniteteve. Përveç kësaj, ajo sfidoi demokracinë, barazinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin. Inkuadrimi i tanishëm politik, i formuar nga fjalimet urryese dhe nga përkrahësit e ekstremit të djathtë, bëri që qeveritë kombëtarë të bëjnë zgjedhje politike të cilat shpesh kufizojnë të drejtat themelore të njerëzve në Evropë. Ndërsa demokracitë jo liberale duket të jenë në rritje, ne po kthehemi përsëri në një periudhë të forcimit të pozicioneve të brendshme nëpërmjet demonizimit të grupeve minoritare, duke minuar kushtet për lulëzim të shoqërive transnacionale, demokratike dhe të hapura. Për të luftuar këto tendenca, Alternativat Europiane po kërkojnë aktivistë dhe qytetarë nga Evropa Qëndrore dhe Lindore të cilët janë të gatshëm të qëndrojnë kundër këtyre tendencave dhe të organizohen për shoqëri të hapura.

Kushtet për aplikim:

Banorët e një prej vendeve të mëposhtme të Evropës Qendrore dhe Lindore: Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Gjermania, Hungaria, Kosova, Letonia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Rusia , Serbia, Sllovakia dhe Ukraina
Të jenë të aftë në gjuhën angleze;
Do ishte e dobishme të kenë përvojë në fushata ose organizim të komunitetit;
Të marrin pjesë në të dyja pjesët e trajnimit më 14 dhe 18 mars si dhe në fund të majit (datat përfundimtare do të kumtohen në fund të janarit)

Kostoja

Nuk ka tarifa regjistrimi për këtë trajnim;
Pjesëmarrja përfshin kostot e udhëtimit, kostot e ushqimit dhe akomodimit si dhe materialet e trajnimit

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, ju lutemi plotësojeni aplikacionin.

Për më shumë informata, ju lutemi lexojeni thirrjen zyrtare.

NJOKIS TIPS