Sfida Dream.Build.Play 2017

sfida

Sfida Dream.Build.Play 2017 është një mundësi për krijuesit e lojërave anë e mbanë botës. Qëllimi i kësaj gare është të inkurajohen krijuesit e lojërave për të rritur kreativitetin e tyre dhe për të angazhuar lojtar nga e gjithë bota.

Më 2 janar 2018, ose rreth kësaj date, një panel i gjyqëtarëve të emëruar nga Microsoft do të gjykojnë në raundin e parë të gjithë aplikuesit e përshtatshëm duke përdorur kriteret e mëposhtme të gjykimit. Tre (3) aplikimet me rezultatet më të larta në secilën kategori do jenë “Finalist”. Këta do të kalojnë në raundin e dytë të gjykimit. Më 1 Shkurt 2018 ose rreth kësaj dite, paneli i dytë i gjyqtarëve të caktuar nga Microsoft do të gjykojë finalistët në secilën kategori duke përdorur kriteret e mëposhtme të gjykimit. Secili aplikim me rezultatin më të lartë të pikëve për çdo kategori do të përcaktohet si fitues.

Ju keni të drejtë të aplikoni në këtë sfidë nëse i përmbushni kërkesat e mëposhtme në kohën kur aplikoni:

Nëse jeni banor i ligjshëm në vendin tuaj, ku banoni. 18 vjeç ose më i vjetër deri në datën 27 Korrik, 2017.
Nëse jeni 18 vjeç ose më i vjetër, por në vendin tuaj akoma konsideroheni si moshë minore ju duhet të keni një leje nga prindërit tuaj.
Nëse keni arsimimin teknik, përvojën ose njohuritë për të krijuar lojëra për UWP-në dhe nuk jeni banorë i vendeve të mëposhtme si: Siria, Kuba,Irani,Korea Veriore, Sudani (kjo për shkak të sanksioneve të cilat SHBA-të ju kanë vënë këtyre vendeve)
Ju nuk jeni një punëtor i Korporatës së Microsoftit ose një punëtor i ndonjë dege të Microsoftit.
Ju nuk jeni punëtor i ndonjë kompanie e cila është e përfshirë në ofrimin e shpërblimeve, paisjeve ose materialeve për këtë Sfidë;
Ju nuk jeni i përfshirë në asnjë pjesë të administratës dhe ekzekutimit të kësaj sfide:
dhe ju nuk keni ndonjë anëtarë të familjes së ngushtë (prindër, motër/vëlla, grua/burrë, fëmijë) i cili punon për Microsoft-in, ose ndonjë person të përfshirë në pjesën administrative dhe ekzekutuese të kësaj Sfide.

Afati i fundit për aplikim: 31 Dhjetor 2017

Për të aplikuar, secili ekip duhet të krijoj një lojë UWP që mund të luhet. Aplikimi (Aplikimi ose aplikimet) përbëhen nga elementët e mëposhtëm:

Titulli i lojës
Windows Store ID
Aplikimet duhet të dorëzohen dhe aprovohen në dyqan por nuk ka nevojë të jetë në dispozicion të publikut.
Përshkrimi i lojës
Deri në max. 2000 karaktere. Nëse një kod burimi ekzistues është inkorporuar në lojë, atëherë ky kod ekzistues i burimit duhet të indentifikohet qartë në përshkrimin e lojës dhe nuk duhet të shkelë ndonjë të drejtë të palëve të treta, si dhe duhet të përdoret në përputhje me të gjitha licensat e aplikueshme dhe të ketë Rregullat zyrtare

Ikonën e lojës:
Format jpg. Nuk mund të kalojë një madhësi maksimale prej 2MB.
Screen Shots – Pesë (5)
Në formatin jpg, e cila kap lojën dhe stilin e lojës sa më saktë që të jetë e mundur dhe përmbanë ilustrime dhe objekte grafike të përfunduara. Secili screenshot nuk duhet të kaloj madhësin e dokumentit prej 2MB.
Video e lojës:
Të paraqet funksionalitetin dhe mënyrën se si luhet loja
Të organizohet në një web-faqe të qasshme dhe pa fjalëkalim. Video e lojës është subjekt i Rregullave zyrtare të përdorimit të mandatuara nga web-faqja ku organizohet.
Planin e biznesit
Përshkrimin e planit se si do t’a arrinit tregun për projektin tuaj. Deri në max. 6000 karaktere.

Aplikimi mund të dorëzohet në një ose më shumë nga kategoritë e mëposhtme:

Cloud-powered game
PC game
Mixed reality game
Console game

Për më shumë informacione dhe për mënyrën e aplikimit vizitojeni web-faqen

NJOKIS TIPS