Shkolla verore ‘CREATE DAV’ 2018, Kanada

shkolla

Afati i fundit për aplikim: 26 Mars 2018
Për: studentë të lartë universitar të të gjitha vendeve
Kosto: të gjitha shpenzimet e mbuluara

Përshkrimi

Programi multi-institucional, ndërdisiplinor CREATE në Analizimin dhe Vizualizimin e të dhënave (DAV) në Universitetin York në Toronto ofron mundësin për të ndjekur një shkollë verore universitare mbi “Big Data Science” me pagesë të të gjitha shpenzimeve.

Programi përfshin biseda nga ekspertë të CREATE DAV dhe ekspertë të industrisë në temat aktuale të hulumtimit në shkencën e “Big Data”, si dhe përvojën praktike në laboratorët e York dhe OCAD. Kurrikula pasqyron gamën e gjerë të fushave kërkimore në CREATIV DAV, e cila përfshin kërkime mbi studimin e makinerisë, nxjerrjen e të dhënave, përpunimin e sinjalit, vizionin kompjuterik, përpunimin e imazhit, grafikë kompjuterike, modelimin virtual të njeriut, lojërat serioze, përpunimin e gjuhë natyrore, përceptimin njerëzor dhe njohjen, vizualizimin dhe dizajnin.

Të drejtë pjesëmarrje kanë

Programi pranon student universitarë të cilët janë të interesuar të ndjekin karrierën e tyre në shkencën e BIG DATA.
Është menduar kryesisht për studentët që planifikojnë të ndjekin vitin e fundit të studimeve deri ne fund të vitit 2018 dhe janë të interesuar të hulumtojn aspektet kërkimore ndërdisiplinore të shkencës së BIG DATA.
Qytetarët e të gjitha vendeve të botës kanë të drejtë të marrin pjesë.

Kosto

Programi mbulon të gjitha shpenzimet e transportit dhe siguron strehim dhe ushqim në kampus.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni aplikacionin.

Gjithashtu, do t’ju duhet të dorëzoni një Letër Referimi e cila duhet të dërgohet nga referuesi në kapsh@yorku.ca

Ose përmes postës në adresën: Irina Kapsh, CREATE DAV Program, York Univerisity, 4700 Keele Street, LAS 3032, Toronto, Ontario, Canada, M3J 1P3.
Në letrën tuaj, përshkruani se si e njihni aplikuesin, perspektivat e tyre për një karrierë akadamike dhe se si do të përfitonte aplikuesi duke ndjekur këtë shkollë verore.

Për më shumë informacion, ju lutem vizitojeni faqen zyrtare të internetit.

NJOKIS TIPS