Shkolla verore ndërkombëtare 2018 në studimin e konflikteve komparative

verore

Afati i fundit për aplikim: 30 Mars 2018
Për: aplikantët nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sërbia, Izraeli dhe Palestina
Kohëzgjatja: 24 Qershor – 1 Korrik 2018 Beograd, Sërbia

Përshkrimi

Me mbështetjen e Fondit Europian për Ballkan (EFB), qendra për studimin e konflikteve komparative (CFCCS) në fakultetin e Mediave dhe Komunikimit (FMK), Universiteti Singidunum, Beograd, ofron 10 bursa për aplikantë për të marrë pjesë në Shkollën Verore Ndërkombëtare 2018 në studimin e konflikteve komparative.

Të drejtë pjesëmarrje kanë:

Studentët e diplomuar [Ph.D ose studentë MA të cilët ende janë duke marrë lëndë mësimore ose janë në fazën e punës në terren, por nuk kanë përfunduar akoma];
Studentët e avancuar BA të cilët do të fillojnë vitin e fundit të studimeve gjatë vitit akademik 2018/19 ose kanë përfunduar këtë vit akademik.
Aktivistë dhe/ose punonjës të OJQ-ve të angazhuar në punë të pavarur ose të punojnë për ndonjë organizatë të shoqërisë civile [me së paku 2 vjet përvojë];
Aktivistëve ose punonjësit e OJQ-ve mund të jenë aktualisht studentë ose posedojnë tashmë një diplomë akademike.

Kosto

Përfituesit e bursës EFB mund të ju ofrohet trajnimi pa pagesë ose akomodimi për gjatë kohës sa zgjatë Shkolla verore.

Bursa EFB nuk mbulon shpenzimet e udhëtimit për/nga Beogradi si dhe pagesën për vizë për të hyrë në Sërbi, nëse kërkohet.

Si të aplikoni?

Dorëzoni formularin e aplikimit të Bursave EFB;
Një letër rekomandimi nga këshilltari ose mbikëqyrësi juaj akademik, e shkruar në mërnyrë specifike për Aplikacionin e Shkollës Verore dhe e dërguar direkt nga këshilltari/mbikëqyrësi juaj tek Kordinatori i shkollës verore, Aleksandar  Škundrić në aleks@cfccs.org;

Pas shqyrtimit të aplikacionit tuaj, mund të caktohet edhe një intervistë përmes Skype;
Për më shumë informata vizitojeni web-faqën zyrtare.

NJOKIS TIPS