Shpërblimet “Fine Art Photography (FAPA)” 2018

photography

Afati i fundit për aplikim: 11 Shkurt 2018
Të drejtë pjesëmarrje: fotograf amator dhe profesional nga e tërë bota
Shpërblimi: 5,000 dollarë

Përshkrimi

Tashmë në vitin e katërt, Ceremonia “Fine Art Photography” është e hapur për aplikimet në garën për vitin 2018, për fotografët amator dhe profesionist nga e gjithë bota.

Fotografët mund të konkurojnë në njëzet (20) kategori, të ndara në nivel të ekspertizës për amator dhe profesionist.

Të drejtë pjesëmarrje kanë

Njëzet (20) kategoritë – të  ndara në nivel të ekspertizës për amator dhe profesionist janë: Abstrakt, Arkitekturë, Peisazh i qytetit, Konceptuale, Moda, Arte të bukura, Peisazhe, Natyra, Fotografi Nate, Nudizëm, Tema të hapura, Panorama, Njerëz, Foto gazetarie, Manipulim i fotografive, Portrete, Peisazhe Deti, Fotografi rruge, Udhëtimi, Kafshëve/Kafshëve të egra.

Shpërblimi

Fituesit e seksionit Profesional dhe Amator do të shpërblehen me titujt: Fotografi profesional i arteve të bukura i vitit, Fotografi amator i arteve të bukura i vitit dhe një shumë prej 5000 dollarëve do ndahet mes tyre.

Kostoja

Kosto e aplikimit fillon prej 15 Dollarëve për çdo aplikim nga Amatorët dhe 20 Dollarë për çdo aplikim nga Profesionistët, gjatë periudhës së hershme të aplikimit.

Aplikimet pas datës 15 Tetor 2017, kushtojnë 5 Dollarë më shumë.

Si të aplikoni

Për të aplikuar në këtë garë, ju duhet të regjistroheni këtu

Për më shume informata, vizitoni faqën zyrtare.

NJOKI IDEA