Shtëpia Lego, një ndërtesë gjigante e lojërave e quajtur “Shtëpia e tullave Lego”

shtëpia

Grupi BIG-Bjarke Ingels dhe LEGO kanë sjellur tullat Lego nga përmasat e lodrave në atë arkitekturore. Ata kanë ndërtuar shtëpin Lego, duke formuar hapësira të gjëra ekspozuese dhe sheshe publike të cilat përfshijnë kulturën dhe vlerat e eksperiencave të Lego-s.

 

E dizajnuar nga BIG dhe COWI, shtëpia Lego është një qendër e përjetimit për adhuruesit e Lego-s,për të gjitha moshat. Po ashtu edhe një pikë referimi arkitekturore dhe një hap i rëndësishëm drejt synimi të qytetit për ta bërë Billund-in një kryeqytet për fëmijë. Ndërtimi i shtëpisë Lego 12000m² filloi në vitin 2014, me mbështetjen e tri gjeneratave të familjes LEGO dhe kryebashkiakut të Billund. Ajo u ndërtua në vendin ku më parë gjendej ndërtesa e bashkisë.

Të gjitha aktivitetet në këtë shtëpi kanë të bëjnë me filozofin e LEGO-së, sipas së cilës mësimi duke luajtur promovon inovacion dhe kreativitet. Lojërat rrjedhin në ADN-në e grupit LEGO dhe kjo është relizuar me ndërtimin e kësaj shtëpie. Gjithçka, duke filluar nga zonat e ekperiencave tek hapësirat e jashtme e deri tek restaurant janë konceptuar në bazë të lojës dhe kreativitetit.

Për shkak të vendndodhjes së saj qëndrore, në zemër të Billund, shtëpia LEGO 23 m e lartë është konceptuar si një hapësirë urbane po ashtu edhe si qendër e eksperiencave. 21 blloqe janë vendosur njëra mbi tjetrën sikur blloqe individuale, duke krijuar një shesh LEGO 2000 m² i cili ndriçohet përmes çarjeve dhe zbrazëtirave midis vëllimeve. Sheshi duket si një shpellë urbane, pa ndonjë shtyllë të dukshme dhe është i qasshëm publikisht. Kjo ju mundëson vizitorëve dhe qytetarëve të Billundit të kalojnë nëpër ndërtesë.

Sheshi Lego është i pushtuar nga një karakter urban, i cili mirëpret vendasit dhe vizitorët në kafene, restaurant, dyqanin Lego dhe hapësirave ku mbahen konferencat. Mbi shesh janë vendosur një grup i galerive të cilat krijojnë një sekuencë të vazhdueshme ekspozitash. Secila galeri është e koduar me ngjyrat primare të LEGO-s. Kështu që mënyra e zbulimit të rrugëve përmes ekspozitave bëhet një udhëtim përmes spektrit të ngjyrave.

Kati i parë dhe i dytë përfshijnë katër zona të lojërave të cilat janë të rregulluara me ngjyra dhe të programuara me aktivitete të cilat përfaqësojnë aspekte të caktuara të mësimit të fëmijëve. E kuqja është krijuese, e kaltërta njohëse, e gjelbërta është shoqërore dhe e verdha është emocionale.  Vizitorët e të gjitha moshave mund të kenë një eksperiencë interaktive dhe intensive, të shprehin imagjinatën e tyre dhe mundësin të takojnë ndërtues tjerë nga e gjithë bota. Pjesa e sipërme e ndërtesës kurorëzohet me galerinë Masterpiece, një koleksion i krijimeve të adhuruesve të cilat falenderojnë komunitetin LEGO.

Në krye të galerisë Masterpiece, qytetarët dhe vizitorët mund të kenë një pamje panoramike 360º të qytetit.

NJOKIS IDEA