Si mund ta lexoni një tabelë të stoqeve?

Stoqeve

Të gjihë ne kemi parë shumë herë tabela të stoqeve. Rubrikat e fokusuara me ngjyra shpesh na kanë hutuar. Më poshtë po ju sjellim një shembull me sqarimet se si duhet të lexohet një tabelë e stoqeve.

stoqeve

Kolona 1 & 2: Java e 52-të Ngritjet dhe uljet – Këto janë çmimet më të larta dhe më të ulëta në të cilat një bursë ka tregtuar gjatë 52 javëve (një viti) të kaluar. Zakonisht kjo nuk përfshinë tregtimin e ditës së më parshme.

Kulona 3: Emri i kompanisë dhe lloji i stoqeve – Kjo kolon rendit emrin e kompanisë. Nëse nuk ka simbole të veçanta ose shkronja që përcjellin emrin, atëherë këto janë stoqe të zakonshme. Simbole të ndryshme nënkuptojnë klasa të ndryshme të aksoneve. Për shembull, “pf” nënkupton se aksionet janë aksione të preferueshme.

Kolona 4: Simboli i shiritave: Ky është emri unik alfabetik i cili identifikon stokun. Nëse e shikoni televizionin financiar, keni parë lëvizjen e shirateve në të gjithë ekranin, duke cituar çmimet e fundit krahas këtij simboli. Nëse jeni duke kërkuar për kuotat e aksioneve në internet gjithmonë kërkoni një kompani duke u bazuar në simbolin e shiritave. Nëse nuk e dini se cili është shiriti i një kompanie të caktuar, mund ta kërkoni në faqet financiare.

Kolona 5: Dividenta për çdo aksion – Kjo tregon pagesat vjetore të dividentës për vit. Nëse kjo hapësirë është boshe, atëherë kjo nënkupton se kompania nuk ka paguar dividentë.

Kolona 6: Të ardhurat nga dividenta – Përqindja e kthimeve në dividentë. Llogaritur si dividentë vjetore për çdo aksion pjesëtuar nga çmimi për aksion.

Kolona 7: Raporti i çmimeve/fitimeve – Kjo llogaritet duke pjesëtuar çmimin aktual të aksioneve tek fitimet për çdo aksion për katër tremujorët e fundit. Për të dhëna më të detajuara se si të interpretoni këtë, kërkojeni në intërnet “P/E Ratio”

Kolona 8: Vëllimi i tregtimit – Kjo shifër tregon numrin e përgjithshëm të aksioneve të tregtuara për ditë, të renditura në qindra. Për të marrë numrin aktual të tregtuar, shtoni “00” në fund të numrit të listuar.

Kolona 9 & 10: Ngritjet dhe uljet ditore – Kjo tregon gamën e çmimeve me të cilën stoqet kanë tregtuar gjatë gjithë ditës. Me fjalë të tjera, këto janë maksimumet dhe minimumet e çmimeve që njerëzit kanë paguar për stoqe.

Kolona 11: Mbyllje – Mbyllja është regjistrimi i çmimit të fundit të tregtuar kur tregu u mbyll gjatë ditës. Nëse çmimi përfundimtar është më i lartë ose më i ulët se 5% nga çmimi përfundimtar i ditës së mëparshme, të gjithë listat për këto aksione janë të theksuara. Keni parasysh, juve nuk ju garantohet se do merrni këtë çmim nëse e bleni stokun ditën e ardhshme sepse çmimi ndryshon vazhdimisht (edhe pasi që shkëmbimi është mbyllur për këtë ditë). Mbyllja është thjesht një tregues i performancës së kaluar dhe përveç në rrethana ekstreme shërben si një supozim i asaj që duhet të prisni të paguani.

Kolona 12: Ndryshimi Neto – Ky është ndryshimi i dollarit në çmimin e aksioneve nga çmimi i mbylljes së ditës së mëparshme. Kur dëgjoni se një stok po “ngrihet gjatë ditës”, kjo do të thotë që ndryshimi neto ishte pozitiv.

NJOKIS PRO