Sistemi i përspektivës lineare

sistemi-i-p

Sistemi i përspektivës lineare është një sistem i krijimit të një iluzioni të thellësisë në një sipërfaqe të sheshtë. Të gjitha linjat paralele (ortogonalet) në një pikturë ose vizatim duke përdorur këtë sistem takohen ose kryqëzohen në një pikë konvergjence në linjën e horizontit të punimit.

Studimi i pikës lineare tek The Adoration of the Magi (Adhurimi i magjive), pika e argjendtë

Përspektiva lineare mendohet të jetë shpikur rreth vitit 1415 na arktitekti Italian i periudhës së rilindjes Filippo Brunelleschi nën emrin “Della Pittura” ose në gjuhën shqipe “Nga Piktura” Mund të ndodhë që përspektiva lineare ka qenë e njohur për artistët dhe arkitektët e Greqisë antike dhe periudhës Romake, por nuk eksizton asnjë e dhënë nga ajo kohë, kështu duke mos u praktikuar deri në shekullin e 15-të.

Tri komponentet thelbësore te sistemi i perspektivës lineare janë vijat paralele (ortogonalet), vija e horizontit dhe pika e konvergjencës. Për tu shfaqur më larg nga shikuesi, objektet në kompozime u pasqyruan shumë më të vogla, kur ato i afroheshin pikës së konvergjencës. Shembuj të hershëm të përdorimit të sistemit të Brunelleschi-t mund të shihen tek veprat e piktorit të njohur të rilindjes Donatello-s tek vepra St. George Duke mbytur dragoin (rreth viteve 1416-1417) dhe pikturës së Masaccio-s Trinia e shenjtë (rreth viteve 1425-1427), një kryqëzim iluzionist dramatik. Andrea Mantegna (i cili po ashtu e zotëronte teknikën e paraqitjes së objekteve më të vogëla duke vizatuar këndin drejtë shikuesit), Leonardo da Vinci dhe artisti gjerman Albrecht Dürer konsiderohen si disa prej zotëruesve të hershëm të përspektivës lineare. Përderisa kufizimet e perspektivës lineare u bënë më të dukshme, artistët shpikën metoda tjera tjera (p.sh. teknikën e paraqitjes së objekteve më të vogla duke vizatuar këndin drejtë shikuesit dhe anamorfozën) për të arritur një iluzion më të bindshëm të hapësirës dhe distancës.

Nga shumë lloje të vizatimeve të perspektivës lineare, kategorizimet më të zakonshme të përspektivës janë më një pike, me dy ose tri. Emrat e këtyre kategorive i referohen numrit të pikave të konvergjencës.

NJOKIS IDEA