Stilolapsi 3Doodler: Vizaton objekte tre dimensionale

3doodler

Stilolapsi 3Doodler ju mundëson përdoruesve të krijojnë struktura nga plastika me një model më të vogël dhe më të hollë

Ajo çka e bënë 3Doodler kaq emocionuese është se ajo shënon një tjetër zhvillim të rëndësishëm në teknologjinë e printimit 3D. Në sajë të Ligjit “Përparimet e përshpejtuara”, printimi 3D po ndjek rrugën e njejtë me atë të lëvizjeve informatike, por me një ritëm më të përshpejtuar. Përderisa rruga nga kompjuterët mainframe te desktopët, te llaptopët e deri telefonat mobil mori gati 30 vjet, rruga nga printerat 3D industrial te 3D printerat për konsumator e në fund tek silolapsi me printim 3D duket se ka marrë më pak se 3 vjet.

Evolucionet e 3Doodler

Evolucioni i parë ishte të arrihej të sillnin printerin 3D nga laboratoret akadamike tek kooperativat e pavarura të dizajnit ku tipat kreativ do ti ndanin idet e tyre. Evolucioni i dytë kishte synim të zvogëlonte printerët e rëndë 3D industrial në një paisje të vogël dhe të përballueshme e cila mund të vendosej në tavolinën e punës. Ndërsa ky evolucion me 3Doodler mund të krahasohet me përparimin nga desktopi tek telefoni mobil, ku printimi 3D mund të bëhet në pëllëmbën e dorës tuaj.

Në vitin 2013, stilolapsi i parë në botë me printim 3D u paraqit nga kompania e lojërave WooobleWorks. 3Doodler ju mundëson përdoruesve të vizatojnë në ajër dhe të shohin krijimit e tyra të realizuara fizikisht si një struktur 3D nga plastika. Stilolapsi i cili ka përmasat 10 x 5 cm, është i ngjashëm me një printer 3D i cili mund të bartet me dorë. Këtë e bënë duke përdorur fije të holla plastike ABC ose PLA si ngjyrë të saj në pipëz, e cila nxehet dhe ftohet shpejtë. Stilolapsi nuk kërkon instalimin e ndonjë softueri, vetëm një burim energjie mjafton për ta vënë në funksion.

Tani ka dalë edhe 3Doodler 2.0, i cili punon në të njejtën mënyrë si origjinali, por është 75% më i vogël se modeli i gjeneratës së parë dhe ka gjysmën e peshës së tij. Karakteristikat e reja përfshijnë një kontroll me dy klikime e cila mundëson vizatimin e vazhdueshëm dhe një dizajn të ri të pipëzës me rrjedhje të përmirësuar të ajrit.

Pra, në të ardhmen, kur ju keni një ide për një produkt të ri, nuk do të keni nevojë të mundoheni ta shkarravitni atë ide në një fletë ose të mundoheni me fjalë t’ua shpjegoni shoqëris tuaj. Me një pecetë dhe me stilolapsin për printim 3D do keni mundësi të vizatoni atë.

NJOKIS IDEA