Taipei 101 – Një histori e shkurtër e ndërtesës së Taivanit

taipei

Për një kohë ishte ndërtesa më e lartë në botë. Taipei 101 konkuron me atraksionet e mrekullueshme religjioze të Taivanit. Ndërtesa është edhe skena më e famshme dhe më e madhe e fishekzjarrëve për natën e vitit të ri. Por si ndodhi që të ndërtohej një nga rrokaqiejt më të lartë në botë në  vendin e prirur për tërmete?

Disa fakte të shpejta rreth ndërtesës

Lartësia  –  508 m
Numri i kateve – 101 kate (plus 5 kate nëntokësore)
Periudha e ndërtimit – 1999-2004
Ashensorët më të shpejtë në botë të cilët arrijnë shpejtësin 60.67 km/h
Ndërtesa më e lartë në botë gjatë viteve 2004-2010

Dizajni

Çdo vit Taivani goditet nga një numër i madh i tërmeteve dhe cikloneve të panumërta të cilat do ta bënin çdo person të arsyeshëm të supozonte se nuk është vendi më i mirë për një rokaqiell. Sidoçoftë, C.Y. Lee & Partners, dizajnuesit e Taipei 101, kishin ide tjera dhe krijuan një kryevepër e cila është fleksibile dhe ka strukturë rezistuese.

Një lavjerrës 660 tonësh varet pezull nga kati i 92-të deri në atë të 87-të i cili i kundërvepron efekteve të forta ndërsa themelet solide të betonit shtojnë rezistencën e ndërtesës. Ky fleksibilitet dhe kjo rezistencë ia lejojnë Taipei 101 të përballojë stuhitë e erërave të forta dhe tërmeteve më të forta që vendi ka përjetuar ndonjëher.

Fasada e 101-shit

Vizitorët në 101 shpesh komentojnë se ngjyra e gjelbër blu dhe forma e ndërtesës i ngjajnë një bambuje indigjine në Taivan. Kjo nuk është rastësi e projektimit pasi që e gjithë ndërtesa i bënë homazh Taivanit dhe kulturës lokale kineze.

Ndërtesa përbëhet nga 8 sektor të cilët anojnë në stilin pagoda me secilin pjesë, e të cilat kanë nga tetë kate, një numër shumë me fat në kulturën lokale. Ka edhe zgjatime të mëdha rrethore në secilin anë të cilat simbolizojnë monedhat e vjetra kineze.

Datat e rëndësishme në historinë e 101-shit:

13 janar, 1999 – Ceremonia e vënies së gurthemelit
31 Mars, 2002 – Tërmeti prej 6.8 shkallëve shkaktoi rënien e vinçit e si pasojë vdiqën pesë persona
Nata e vitit të ri 2004 – Shfaqja e parë me fishekzjarrë për të festuar hapjen
20 Nëntor 2005 – Festa e njëvjetorit të hapjes
28 Shkurt 2005 – Vizita e Bill Klinton
12 Dhjetor 2007 – Felix Baumgartner kërceu nga kati i 91-të, pa autorizim
2015 – Bëhet një nga ndërtesat më të larta ekologjike në botë

NJOKIS IDEA