Thirrje për aplikim – Universiteti Veror Turk 2018

Thirrje

Afati i fundit për aplikim: 31 Mars 2018
Për: 
student ndërkombëtar
Bursa: 
financim i plotë

Përshkrimi

Që nga viti 2009, Instituti Yunus Emre u ka ofruar studentëve nga e gjithë bota mundësin për të studiuar nivelin Tto të aftësive të tyre në gjuhën turke. Nxënësit mund të ndjekin klasët  të cilat korrespondojnë me përvojën e tyre. Studentët që nuk kanë mësuar gjuhën turke më parë po ashtu edhe ata që e kanë studiuar atë për vite, mund të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore përmes klasave, ku mësimi bëhet tërësisht në gjuhën turke.

Shkolla Verore Turke 2018 do të mbahet nga data 16 korrik deri më 12 gusht 2018. Studentët do të ndahen në grupe dhe do të jetojnë në qytete anembanë Turqisë. Me shtatë rajone të cilat përbëhen nga 81 qytete, do t’i mundësojë çdo grupi të ketë përvojën e tyre unike gjatë programit. I shpërndarë nëpër Turqi, secili grup do të jetojë në qytetin e tyre.

Prej atij qyteti, ata do të dalin në fundjavë për të përjetuar më shumë nga rajoni në të cilin jetojnë si dhe nga subkulturat unike që mund të gjenden në secilën prej tyre. Gjatë qëndrimit të tyre në Turqi, studentët do të vendosen në konvikte universitare ose në bujtina. Çdo mëngjes, nga e hëna deri të premten, studentët do të kenë mësim për tre orë e gjysëm. Gjatë programit, studentët do të kenë gjithsej 60 orë kurse të gjuhës turke.

Të drejtë pjesëmarrje kanë:

Të gjithë nga mosha 18-35 vjeç, mund t’i bashkohen programit;
Pjesëmarrësit nuk duhet të kenë marrë pjesë më parë në Shkollën Verore Turke;
Duhet të kenë nënshtetësi jo-turke.
Është e rëndësishme që pjesëmarrësit të jenë në përputhje  me grupe të mëdha njerëzish të ndryshëm, të jenë social dhe të gatshëm për të qenë pjesë e një ekipi multikulturor.

Bursa

E gjithë kostoja e programit, duke përfshirë fluturimet për në dhe nga Turqia si dhe ushqimet gjatë programit, do të mbulohen nga Instituti Yunus Emre.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, ju lutemi regjistrohuni këtu.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të internetit.

NJOKIS TIPS