Cilësitë e njerëzve me të cilët më pëlqen të punoj

cilësitë

Cilësitë e njerëzve me të cilët më pëlqen të punoj

Gjithçka filloi në një takim në të cilin një ekip po prezantonte planin e tyre për një iniciativë potencialisht me ndikim të madh. Nga mesi i prezantimit ata kishin treguar rezultatet e matshme të cilat prisnin ti arrinin në tri vitet e ardhshme. Sigurisht, ata po tregoheshin konzervativ, por objektivat e tyre ishin ende larg bazuar në cilësitë mundësit e adresuara dhe asetetet të cilat i kishim.

Pa hezitim, e sfidova ekipin për të rritur qëllimin e tyre afatgjatë për 20 herë. Pavarësisht nëse ata do mundnin apo jo të arrinin këto objektiva (të cilat unë mendoj se ata munden t’i arrijnë), çështja ishte ti bënim ata të mendonin më gjërë, pa limite dhe të fillonin të bënin pyetje, “Çfarë do të duhej?”

“Ëndërroni pa limite”

Shpesh, bashkëbisedimet e mia të preferuara janë me njerëz të cilët janë të predispozuar të mendojnë në shkallë vërtet masive dhe pa limite. Kur arsyetohet mirë, ky lloj vizioni mund të jetë shumë inspirues, të ndryshojë mënyrën se si ekipet bëjnë zgjidhje për mundësi dhe sfida të ndryshme, dhe në fund të fundit të transformojnë trajektoren e kompanisë. Gjatë këtij takimi, përfundova duke shkruar dy fjalë të thjeshta për të kapur cilësitë: “Ëndërroni pa limit” me qëllimin për ta zgjeruar temën më gjërësisht.

“Përmbushni objektivat”

Pothuajse menjëherë pasi i pashë këto fjalë të shkruara, kuptova se mesazhi nuk ishte i plotë. Ekipi i cili po drejtonte diskutimin atë ditë mund të kishte qenë konzervativ në çasjen e tyre për të arikuluar atë që ishte e mundur të arrihej, por ata ishin po ashtu shumë të aftë dhe të besueshëm – dhe kishin një dosje ku dokumentohej se ata ishin në gjendje të arrinin rezultate. Kërkimi i të përsosurës është një vlerë e rëndësishme për ne. Ajo është diqka të cilen unë asnjëherë nuk e kam marr si të mirëqenë. T’i kërkoni njerëzve të ëndërrojnë pa limite pa ofruar vizionin ishte jo vetëm një mendim i pakompletuar, por ajo mund të mbartëte pasoja të pa menduara të krijimit të mendimeve iluzioniste pa pasur ndonjë gjë për të treguar për të.

Nëse një qëllim është vërtet vizionar, do të ballafaqohet me dyshuesit, skeptikët dhe ata të cilët kërcënohen nga realizimi i tij. Si rezultat, gjithmonë do të vendosen mure gjatë rrugës për ta ndaluar arritjen e atij objektivi. Disa nga njerëzit më të aftë më të cilët kam punuar dinin si të kalojnë mbi, anash ose drejt përmes këtyre mureve duke shfrytëzuar shkathtësitë e tyre dhe forcës së vullnetit që kanë. Me fjalë tjera, përmbushnin objektivat.

I shtova edhe këto fjalë në shënimet e mia, vizatova rrethin përrreth fjalëve “përmbushni objektivat” dhe  “ëndërroni pa limite” dhe mendova se sa i pavlerë është të punosh me njerëzit të cilët gjenden në mes të kryqëzimit të këtyre dy shprehjeve.

“Dini si të kënaqeni”

Pastaj më erdhi ndërmend që unë kam njohur njerëz të cilët kanë mishëruar aftësitë e tyre për të “përmbushur objektivat” dhe “ëndërruar pa limite”, por të cilët gjithashtu u treguan shumë të papërshtatshëm për të punuar me ta. Ndoshta të mbrojtur nga vlerat e tyre të pamasa të cilat ata i ofronin organizatave tyre respektive, ata kurrë nuk kultivuan cilësitë apo aftësinë për të menaxhuar me dëshirë, e as të shqetësoheshin për të. Përkundrazi, ata i bënin gjërat sipas mënyrës së tyre dhe prisnin që të gjithë rreth tyre t’i përshtateshin atyre rrethanave. Dhe njerëzit i përshtateshin këtyre më shpeshë se sa që i kundërshtonin.

Edhe pse kjo ka funksionuar te disa kompani tashmë legjendare, nuk është një model i shkallëzuar ose i riprodhueshëm, dhe mendimi im është se nuk është e kënaqshme (them, mendimi im sepse ka nga ata të cilët do të argumentonin se fitimi është kënaqësi, pavarsishtë mjeteve të përdorura për ta arritur atë)

Kam arritur në një pikë të karrierës time ku do dëshiroja të punoj me njerëz të cilët jo vetëm ndajnë një vision por po ashtu kanë një angazhim të sinqertë për të ruajtur kulturën dhe vlerat e kompanisë së tyre. Të jenë lojtar ekipi, të cilët nuk e marrin veten shumë seriozisht dhe “din si të kënaqen”. Dhe me këtë unë shtova edhe një rrethë të tretë në diagramin Venn.

Drejtori Gjeneral i LinkedIn –  Jeff Weiner

NJOKIS PRO