Tregu global i kripto monedhave ka shënuar rekord të ri

tregu

Vlera e përgjithshme e tregut të kripto monedhës globale kapërceu vlerën e 700 miliardë dollarëve të mërkurën. Kështu duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

 

Sipas ofruesit të të dhënave Coin Market Cap, kapitalizimi i tregut të të gjitha monedhave të kombinuara në qarkullim tani është 707 miliardë dollar, ora 8:45 e mërkurë. Që në orën 10.55 të mëngjesit tregu është ulur dhe ka vlerën e  683 miliardë dollarëve por rekordi i lartë i arritur më herët gjatë ditës mbetet i rëndësishëm.

Kapitalizimi i tregut është një vlerëzim bazik metrikë i cili shumëfishon vlerën e një aseti – zakonisht një pjesë në një kompani- nga shuma e atij aseti në qarkullim. Limiti total i i tregut të kripto monedhës ka shënuar rritjen më të lartë në muajt e fundit, pasi që më shumë se 1300 kripto monedha në qarkullim u rritën.

Mati Greenspan, një analist në eToro, shkroi të mërkurën në përmbledhjen e përgjithshme të kripto monedhës: “Ka një mendim të ndryshëm të blerjes mes tregëtarve të kripto monedhës sot. Shitja para Krishtlindjeve duket të jetë shumë prapa nesh. Edhe pse Bitcoin akoma është pak larg nga vlera e saj më e lartë disa po gjenerojnë momentum të rëndësishëm”

Bitcoin-it i ra vlera deri në 8000 dollarë për disa ditë gjatë Krishtlindjes. Kripto-valuta më e madhe dhe më e njohur u forcua të martën pasi që u zbulua nga Wall Street Journal se Fondi Founders, firma sipërmarrëse e themeluar nga miliarderi i teknologjisë Peter Thiel, pasi që kishte investor 15-20 milion dolarrë në asete kishte fituar qindra miliona dollar nga investimet në Bitcoin.

Fitimet e Bitcoin kanë vazhduar të mërkurën, me kripto valutën rreth 1.5% për të tregtuar afërsishtë me 15,000 dollarë për monedhë.

tregu

Ndërsa vlera e përgjithshme e kripto monedhës ka arritur një rekord të ri, përqindja e kësaj vlere e bërë nga Bitcoin është në vlerën  më ultë të të gjitha kohërave.

Kapitalizimi i tregut të Bitcoin si një përqindje e totalit të tregut kripto të martën ra në vlerën më të vogël të të gjitha kohërave me 36%, ndërsa të ashtuquajturat kripto monedhat alternative u përmirësuan.

Ekzistojnë dëshmi se investitorët e kriptove po shmangin Bitcoin-in në favor të Ethereum dhe Ripple, dy monedhat që konkurrojnë për të qenë “e dyta” në kapitalizimin e tregut.

Të martën, Ethereum u ngjit në një rekord të lartë prej më shumë se 880 dollarëve.

NJOKIS PRO