Udhëtarja me Agorafobi, bënë fotografi të pabesueshme nëpërmjet Google

agorafobi

Llogaria në Instagram @streetview.portraits paraqet imazhe mahnitëse të njerëzve dhe arkitekturës nga Arizona deri në Kirgistan.

Në shikim të parë, duket se është vepër e një fotografi profesionist i cili udhëton në të gjithë globin. Por pronarja e llogarisë është në të vërtetë Jacqui Kenny, një grua që vuan nga një çrregullim i quajtur agorafobi dhe ankthi.

Nëpërmjet metodës alternative të udhëtimit, Kenny zbuloi skena të pabesueshme të cilat shfaqin magjinë e të zakonshmes: “Gjeta një strehë të çuditshme dhe unike në Google Street View. Fillova duke klikuar përmes Google Maps për të udhëtuar në vende të largëta si Mongolia, Senegali dhe Kili. Gjeta qytete të largëta dhe peizazhe të pluhurosura, gurë të cmuar arkitektonikë dhe njerëz të panjohur, të gjitha të ngrira në kohë. Unë u intrigova nga universi paralel i çuditshëm dhe i shtrirë i Street View“.

Ajo aktualisht tregon punën e saj në llogarinë e Instagram-it. Po ashtu edhe shitjen e një serie printimesh të limituara në faqen e saj të internetit. Fitimet shkojnë drejt Fondacionit për Studimin e Trurit dhe Sjelljeve, për të përmirësuar të kuptuarit dhe trajtimin e sëmundjeve mendore.

agorafobi

NJOKIS IDEA