Universiteti dimëror i protokollit dhe etikës diplomatike

universiteti
Afati i fundit për aplikim: 23 Janar 2018
Për: Studentët, profesionistët e rinjë, udhëheqësit e ardhshëm me njohuri të përgjithshme të politikave të diplomacisë së mbrojtjes të Nato-s.
Kohëzgjatja : 26-29 Janar 2018, Prishtinë, Kosovë

Akademia për protokoll dhe diplomaci ka kënaqësinë e madhe që t’ju ftojë të merrni pjesë në ngjarjen: kurs intensive i lartë i protokollit dhe etikës diplomatike. Ky kurs i protokollit dhe etikës diplomatike ofruar nga ekspertët më të mirë të fushave nga rajoni, ofron një mundësi për studentët e kolegjeve dhe universiteteve, profesionistëve dhe liderëve të rinjë për të studiuar historinë, rolin, strukturën, kompetencat dhe aktivitetet e protokollit si çështjet ushtarake, politike, të sigurisë dhe ekonomisë të mbrojtjes diplomatike të shteteve të reja.

Nëpërmjet këtyra praktikave simulimi, studentët fitojnë një kuptim më të mirë dhe më të qartë të aftësive dhe kufizimeve të cilat formojnë politikat e protokollit në përcaktimin e çështjeve të marrëveshjeve të ndërsjella dhe marrëdhënieve më të mira diplomatike, biznesore dhe të sigurisë midis partnerëve. Përveq qe kanë të bëjnë me një axhend të përgaditur, studentët ballafaqohen me një krizë bashkëkohore, në mënyrë që të kenë një model se si të reagohet.
Çdo pjesëmarrës, student ose profesionist i ri do të jetë në gjendje të jetë një këshilltar i besueshëm për protokollin. Pas regjistrimit, pjesëmarrësit do të marrin material përgatitor, i cili përfshin Agjendën, Doracakun dhe botime tjera.

Qëllimi kryesor i shkollës dimërore të protokollit dhe etikës diplomatike

Qëllimi kryesor i kursit është që të mbledhë liderë të rinjë nga vende të ndryshme për t’u njohur me rregullat e diplomacisë, rolinë e saj veçanërishtë për vendet e reja, njohjen me rregullat e protokollit ushtarak dhe diplomatik, që në të ardhmen e afërt, kur ata të bëhen vendimmarrës dhe të zgjedhen apo emërohen në pozita udhëheqëse të kenë kulturën e standardeve të larta të sjelljes të bazuar në komunikimin ndërshtetror, ndërkombëtar, ndërfetar dhe ndërkulturor.

Përveç qëllimit kryesor, lënda ka edhe këto objektiva:

Të pasurojë studentët/profesionistët e rinj, liderët e ardhshëm me njohuri të përgjithshme të politikave të diplomacisë së mbrojtjes të Nato-s;
Që të rrisë njohurit rreth rreziqeve dhe sfidave të protokollit të ri diplomatik, teorive dhe praktikave në marrëdhëniet multilaterale dhe shumëdimensionale
Kualifikimin e pjesëmarrësve për planifikimin, organizimin dhe zbatimin e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e protokollit.

Të drejtë pjesëmarrje kanë:
a. Studentët me prejardhje të ndryshme akademike dhe me një interes të përgjithshëm për sigurinë dhe integrimin euroatlantik
b. Profesionistë të rinj të interesuar për të zhvillluar procesin mësimor ndërkulturor dhe ndërdisiplinor;
c. Nëpunësit civilë, ekspertët e komunikimit masiv, politikanët e rinj dhe madje edhe zyrtarët parlamentarë, të cilët dëshirojnë të njohin më tej proceset e protokollit;
d. Të gjithë pjesëmarrësit ose kandidatët që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Republikën e Kosovoës kanë të drejtë të aplikojnë

Kostoja

Pagesa e shkollimit ndryshon në bazë të asaj se nga jeni, tarifat e shkollimit janë si më poshtë:

Tarifa e shkollimit për studentët nga Kosova është: 70 Euro;
Tarifa e shkollimit për studentët jo-kosovarë është: 93 Euro;

Të gjitha shpenzimet në lidhje me transferimin bankar të tarifave të pjesëmarrjes, të ashtuquajtura tarifat e transferimit, duhet të mbulohen nga aplikantët/pjesëmarrësit e interesuar.

Këto tarifa do të përfshijnë:
-Për pjesmarrësit, do të përfshijë tre dreka, ligjërata, seminare, material dhe ngjarje shoqërore.

Si të aplikoni?

Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar për të marrë pjesë në këtë simulim, duhet të dërgojnë CV-në e tyre dhe Letrën motivuese në: protocol.academy.ks@gmail.com, +3774560361ç deri më 23 janar 2017, ora 23:59.

NJOKIS TIPS