Universiteti Pranveror mbi “Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomacinë”

Afati i fundit për aplikim: 14 Prill 2018
Për: Studentët me kualifikime të ndryshme akademike, me interes të përgjithshëm mbi negocimin, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare
Vendi: 20-23 Prill 2018, Prishtina, Kosova

Përshkrim

Akademia për Protokoll dhe Diplomaci organizon kurs të ri në Universitetin Pranveror, i cili do të mbahet në Prishtinë, Kosovë.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij kursi do të jetë njoftimi i studentëve me artin e diplomacisë në traditën Perëndimore, me një theks në fillimin e shekullit 19-të deri tek politikat bashkëkohor ndërkombëtare.

Në veçanti, kursi do të theksojë evoluimin e rolit të ambasadorëve përgjatë kësaj periudhe dhe si kanë ndikuar faktorët si teknologjia, komunikimi dhe ideologjia në efikasitetin e proceseve diplomatike.

Studentët do të kenë mundësin të shohin marrëdhëniet e diplomacisë me sistemin politik, veçanërisht se si MPJ dhe roli i ambasadorëve janë të rrënjosura në kushtetueta dhe norma ndërkombëtare. Kursi do të ofroj një shpjegim të qartë të formës dhe funksioneve të sistemit të botës diplomatike, siç qëndron në fillim të shekullit 21; çfarë është; çfarë bënë dhe pse është e rëndësishme. Kursi synon të ofroj njohuri mbi natyrën e diplomacisë; kur është ajo e përshtatshme; avantazhet dhe disavantazhet e metodave të ndryshme diplomatike dhe leksionin e diplomacisë.

Studentëve do t’i ofrohet një kuptim i qartë i natyrës së diplomacisë, i konceptuar si një aktivitet i specializuar profesional i zhvilluar gjatë shumë shekujve dhe të jetë në gjendje të mbrojë vlerën e saj me autoritet dhe entuziazëm.

Të drejtë pjesëmarrje kanë:

Studentët e kualifikuar për të aplikuar janë të gjithë studentët / kandidatët që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Republikën e Kosovës;

Studentët me kualifikime të ndryshme akademike, me interes të përgjithshëm mbi negocimin, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, do të përfitojnë nga njëri-tjetri në një proces mësimi ndërkulturor dhe ndërdisiplinor;

Klasat e mëparshme të përbëra nga studentë dhe praktikantë të rregullt, siç janë nëpunësit civilë, ekspertët e komunikimit, punonjësit e Institucioneve të BE-së, politikanët e rinj dhe madje edhe zyrtarët parlamentarë;

Kursi nuk kërkon njohuri të veçanta në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomacinë, negociatat ndërkombëtare, historinë ose kulturën, por pjesëmarrësit duhet të jenë të interesuar për më shumë sesa thjesht fushën e tyre të specializimit. Angazhimi në klasë, veçanërisht në diskutimet me ekspertë, është thelbësor për suksesin e kursit dhe luan një rol të rëndësishëm në procesin e vlerësimit.

Kosto:

Tarifa e shkollimit për studentët / pjesëmarrësit nga Kosova është 65 euro dhe mbulon: tre dreka, materiale leximi, leksione, pushime të kafesë, çertifikim, vizita studimore;

Pagesa për shkollim për studentët / pjesëmarrësit jo-kosovarë është 80 euro dhe mbulon: strehimin në apartamente private (max. tre persona për apartament), tre dreka, materiale leximi, leksione, pushime të kafesë, çertifikim dhe vizita studimore

Si të aplikoni?

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të dërgojnë CV-në e tyre dhe letër motivimi në prot.diplo.academy@gmail.com deri më 14 prill 2018.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni prot.diplo.academy@gmail.com

NJOKIS TIPS