VELUX, gara për studentët e arkitekturës

gara

Afati i fundit për aplikim: 01 Prill 2018
E hapur për: Të gjithë studentët e arkitekturës të mbështetur nga një profesor i Arkitekturës
Shpërblimet: Vendi i parë 5,000 Euro. Deri në 30,000 Euro në total.

Përshkrimi

Studentët do të sfidohen me temën “Drita e së nesërmës” – të krijojnë një kuptim më të thellë të kësaj çështje gjithmonë relevante të burimit të energjisë, dritës dhe jetës.

Tema kryesore përfshinë këto nën-tema:

  1. Drita e diellit në ndërtesa – projektet të cilat demonstrojnë principe të aplikueshme që përmirësojnë ndriçimin dhe depërtimin e dritës së diellit në ndërtesa.
  2. Hulumtimet e dritës së diellit – projektet të cilat analizojnë aspektet fizike të materialeve të dritës: bazat e optikës dhe materialeve, zhvillimet teknologjike, materialet e reja, ruajtja apo transportimi i dritës së diellit.

Çdo dy vite nga 2004, VELUX gjithmonë ka ftuar studentët e arkitekturës të aplikojnë për Çmimin internacional VELUX. Këtë vitë çmimet VELUX janë përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me Unionin Internacional të Arkitektëve (UIA) dhe është mbështetur nga këto institucione edukative: Asociacioni Europian për edukim i Ariktekturës, Instituti Amerikan i studentëve të Arkitekturës, Konsorciumi i qendrës për hulumtime arkitektonike dhe nga Asociacioni i shkollave të Arkitekturës.

Gara e përshtatshmë për:

Këto shpërblime ndahen për të gjithë studentët nga e gjithë bota të mbështetur nga një profesor. Pjesëmarrësit motivohen të marrin pjesë në ekipe të cilat përbëhen nga studentë të fushave tjera si: inxhinieria konstruktive, makineri, dizajn etj.

Shpërblimet:

Çmimi prej 5,000 Euro është i rezervuar për vendin e parë. Deri në 30,000 Euro në total do të ndahen për vendet e tjera.

Kjo garë ka për qëllim të sfidojë të ardhmën e ndriçimit në ambientet ku ndërtohet me një çasje shumë mendje-hapur duke u bazuar në eksperiment. Kjo garë ka për qëllim të zgjerojë kufijtë e përdorimit të ndriçimit në arkitekturë.

Si të aplikosh?

Aplikimi është pa pagesë. Thjeshtë klikoni këtu për të aplikuar

Për më shum informacion klikoni këtu për të vizituar webfaqën zyrtare

NJOKIS TIPS