Vendet europiane me nivelin më të lartë të borxhit

borxhit

Europa po kërcënohet nga rritja e nivelit të borxheve. Të dhënat e fundit të Institutit Europian të Statistikave tregojnë se pas Greqisë, shteti me nivelin më të lartë të borxhit është Italia me 135.1%, pasuar nga Portugalia.

Eurostat konstaton rritje të nivelit të borxhit, jo vetëm në Eurozonë, por në të gjithë Bashkimin Europian. Pas Greqisë, Italia është vendi i dytë në Europë me nivelin më të lartë të borxhit. Shifrat e publikuara nga Instituti Europian i Statistikave dhe të cituara edhe nga mediat italiane tregojnë për rritje të vazhdueshme të borxhit në vendin tjetër fqinj me Shqipërinë.

Greqia është shteti me borxhin më të lartë në Europë në 180.8 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. E dyta është Italia, me një nivel borxhi publik që është rritur në 132 % në tremujorin e katërt dhe shteti i tretë me borxh më të lartë është Portugalia, me 130.1 % të PBB-së.

Në listën e vendeve europiane të publikuar rezulton se shtetet me nivelin më të ulët të borxhit janë Estonia me 9.4% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar, Luksemburgu me 20.8% dhe Bullgaria me 29 për qind të PBB-së.

E parë në një mesatare për të gjithë vendet e Eurozonës, por edhe bashkimit europian Instituti europian I Statistikave ka evidentuar një përkeqësim të nivelit të borxhit kundrejt prodhimit të përgjithshëm bruto. Kështu, në nivel Eurozone, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, borxhi publik u rrit në 89.1%.

Vendet më nivelin më të lartë të borxhit

Greqia 180.8% e PBB
Italia 132 % e PBB
Portugalia 130.1 % e PBB

Vendet me nivelin më të ulët të borxhit

Estonia 9.4% e PBB
Luksemburgu 20.8% e PBB
Bullgaria 29% e PBB

NJOKIS PRO